Krytari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në një intervistë të dhënë për arbresh.info kishte akuzuar kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi për keqpërdorim të donacionit (200 mijë euro) të dërguara nga Qeveria e Kosovës për luftimin e pandemisë Covid-19.
Sipas Arifit, Shaip Kamberi me këto donacione I kishte blerë veturë Policisë së Bujanocit , gjë që ishte detyrë e Ministrisë së Brendshme serbe, nga ana tjetër kishte blerë një autoambulancë për Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc e cila ishte po ashtu detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë Serbe, por jo vetëm.
Shaip Kamberi, me donacionin e dërguar nga Kosova kishte ndihmuar edhe mediat lokale, e njëri nga pronarët e këtyre mediave ishte Agon Islami, i cili është shef I kabinetit të partisë së kryetarit Kamberi.
Blerjen e automjetit për policinë serbe, Shaip Kamberi, në intervistën e dhënë për arbresh.info, e kishte mohuar tërësisht, ndërsa për autoambulancën e blerë për Shtëpinë e Shëndetit, kishte thënë se nuk mund ta presin mëshirën e Qeverisë Serbe për blerjen e një autoambulance.
Më pas arbresh.info, siguroi dokumentin e hapjes së tenderit nga Komuna e Bujanocit, për blerjen e një automjeti për policinë serbe të cilën Shaip Kamberi në fillim e kishte mohuar tërësisht.
Dokumenti i hapjes së tenderit, ishte shkruar vetëm në gjuhën serbe që në fakt duhej të publikuar edhe në shqip, pasi që gjuha shqipe në Komunën e Bujanocit është gjuhë zyrtare, dhe një gjë të tillë e kanë obligim ligjor.
Pas kësaj arbresh.info duke e përkthyer dokumentin në shqip ka kontaktuar përsëri Shaip Kamberin në mënyrë që të marr sqarime në lidhje me këtë.
Kamberi, blerjen e automjetit që në fillim e mohoi tërësisht, tentoi ta arsyetojë duke thënë se automjetin e kanë blerë me buxhetin e komunës e cila sipas dokumentit të dërguar nga Kamberi, ishte ndarë për blerjen e “Pajisjeve Kompjuterike”.
Ai, duke mos pranuar të prononcohet në kamerë, nuk kishte asnjë përgjigje se pse e kishte shkelur ligjin duke mos e përkthyer në gjuhën shqipe dokumentin e hapjes së tenderit për blerjen e automjetit dhe pse këtë e kishte fshehur nga shqiptarët.
Nga ana tjetër, arbresh.info nga burimet e saj krenda Komunës së Bujanocit merr vesh se Kamberi me donacionin e dërguar nga Kosova, kishte ndihmuar edhe mediat lokale, brenda saj edhe Agon Islamin, I cili është shef I kabinetit të kryetarit Kamberi, dhe që ka në pronëdi një portal në Bujanoc.
Ndërkaq, drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit, për të cilën Komuna e Bujanocit kishte blerë autoambulancë me donacionin e Kosovës është Dr Lela Jovanoviq, e cila është nga partia në koalicion me partinë e Shapi Kamberit, dhe po e njëjta nuk kishte lejuar hapjen e një Shtëpie Shëndeti në një fshat të shqiptarëve ne Bujanoc me arsyetim që nuk ka banorë të mjaftueshëm.
arbresh.info, në lidhje me të gjitha këto ka tentuar të kontaktojë edhe Ministrin e Financave të Kosovës Besnik Bislimi, por ky i fundit nuk ka kthyer përgjigje. /Alban BEGOLLI/arbresh.info/
Më poshtë mund të shihni intervistën ku Shaip Kamberi mohon blerjën e automijetit:
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2535824236730895/UzpfSTEwNTc0MDIyNjg6MTAyMTg2NDUxMjE3NzMzNjQ/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...