Edhe pas shumë orësh nga shembja e Teatrit Kombëtar, qytetarët vijojnë protestat në bulevard.
Sëbashku me to, janë bashkuar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha si dhe krerë të tjerë të opozitës.
Gazetari i Ora News, Everest Deda në një lidhje direkte informon dhe për 3 planet që do të ndërmarrë Partia Demokratike pas këtyre zhvillimeve.
Opozita ka njoftuar për organizimin e protestave kombëtare.
Everest Deda: Kreu i PD dhe përfaqësues të tjerë të opozitës po vijojnë të qëndrojnë pranë Teatrit Kombëtar. Protesta pritet të vijojë dhe për disa orë të tjera. Është një mbledhje e rëndësishme pasi do të mlidhet i gjithë aksioni opozitar ku do të diskutohen për vijimin e protestave. Do të diskutohet data e një proteste masive kombëtare. Puna ka nisur, të gjithë kryetarët e rretheve po bëhen gati për tu strukturuar dhe për të organizuar protesta masive kombëtare. Pritet vetëm data. Janë një seri shkeljesh sipas tyre për shembjen e teatrit Kombëtar. PD dhe aleatët e saj do të fokusohen në dokumentimin e sjelljes dhe dhunës së policisë. Janë 3 plane. E para ka të bëjë me mbështetjen e protestave lokale, plani i dytë është kthimin me protesta kombëtare dhe plani i tretë është ndjekja e situatës në rrugë ligjore dhe dokumentimi i të gjitha shkeljeve që sipas PD-së janë përfshirë në aferat e teatrit. PD dhe partitë e tjera opozitare kanë pasur një organizim për mbështetjen e protestës. Ata kanë një grafik të personave që duhet të qëndronin në mbështetje të artistëve.
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...