Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës kanë mbështetur qytetarët dhe artistët shqiptarë në qëndrimin e tyre.
Pas shembjes së Teatrit Kombëtar janë shtuar protestat nga qytetarët dhe artistët shqiptarë të cilët e përjetuan rëndë shembjen e këtij monumenti kulturor.
Kundër veprimit të ndërmarrë nga autoritete shqiptare janë ngritur edhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, të cilët me një postim në Facebook tregojnë solidaritet me artistët shqiptarë dhe qytetarët e këtij vendi.
Postimi i plotë:
Duke iu referuar veprimit të Bashkisë së Tiranës dhe në kronologji situatës së shtyrë nga Qeveria Shqiptare, për rrënimin e Teatrit Kombëtar – ndërtesë e trashëgimisë arkitektonike, monument me vlera historike e kulturore dhe pjesë e memories kolektive të qytetarëve dhe komunitetit artistik – Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, shpreh indinjatë të thellë dhe qëndron pranë qytetarëve dhe artistëve shqiptarë!
Trashëgimia e ndërtuar është pjesë e zhvillimit të një shoqërie dhe shpërfaqë historinë e një shteti. Si e tillë, ajo duhet të ruhet e mbrohet nga të gjitha Institucionet Shtetërore.
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...