Google ADS

“Ibrahimovic me tha se do largohet nga Milan-i”

16:26 | 17 Maj 2020
Arbresh Info

Trajneri i Bologna-s, Sinsa Mihajlovic ka thënë se ylli i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic e ka njoftuar se do largohet nga “San Siro”.

Mihajlovic, i cili ka punuar me suedezin te “Neurazurët” ka marrë një mesazh nga Ibra se do bëhet agjent i lirë, transmeton portali arbresh.info.

Ai ka thënë se ekziston mundësia që Ibrahimovic të rikthehet në Suedi, ose t’i bashkohet Bologna-s.

“Me telefonoi para disa ditëve dhe do shohim çfarë do vendos gjatë verës”.

“Ai me siguri nuk do mbetet të Milan, mbetet të shihet nëse do të na bashkohet ose do të rikthehet në Suedi”,  theksoi ai.

Ibrahimovic gjatë këtij sezoni ka shënuar tri gola në tetë paraqitje, ndërsa kontrata me “Rosonerët” i skadon në fund të sezonit, derisa e ka mundësinë e rinovimit edhe për një vit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme