Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në reagimin e parë pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka kërkuar bashkëpunim me artistët që ishin kundër për planin e teatrit të ri.
Veliaj e konsideroi si vendimin më të vështirë të jetës shembjen e godinës, por theksoi se ka qenë vendim i drejt.
“Me zemër në dorë, dua t’u shtrij dorën që këtë projekt ta bëjmë më të mirë. Në finale do të triumfojë produkti. Vendimi më i vështirë i jetës sime. Gjëja e drejtë do të gjykohet me gjakftohtësi më vonë. Çfarë iku, iku, ka ardhur koha që të bëhemi bashkë. Nuk mbaj mend kur kemi bërë një projekt të madh në Tiranë që nuk është kundërshtuar”, deklaroi Veliaj duke përmendur projektin e parkut të lojërave në Liqenin Artificial, ndërtimin e sheshit “Skënderbe”, “Pazarin e Ri”, që janë kundërshtuar fillimisht ndërsa tani i shijojnë të gjithë.
Për godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se, raporti i Institutit të Ndërtimit që e klasifikonte si ndërtesë të rrezikshme u konfirmuar nga shembja.
Veliaj gjithashtu tha se, godina nuk ka qenë Monument Kulture dhe as në listën e ndërtesave të mbrojtura.
“Instituti i Ndërtimit e vlerësoi në vitin 2018 si ndërtesë të amortizuar. Kjo u pa nga rënia e lehtë sot me prekjen më të parë. I gjithë populli, tallash, teneqe, nuk kishte beton dhe çelik. Nuk ka qenë kurrë Monument Kulture, në 2007 u hoq dhe si mundësi që të hynte ndonjëherë, duke e cilësuar krejt të pavlerë. E shembëm sepse rrezikohej jeta e artistëve që ishin brenda. Ndërtesa nuk ka qenë kurrë në listën e ndërtesave të mbrojtura”, tha ia.
Ai tha më tej se gjatë negociatave ka zhvilluar 12 takime të hapur dhe qindra takime individuale me artistë të ndryshëm, duke thënë se në negociata një palë nuk mund t’i marrë të gjitha.
“Fillimisht nuk u preferua një teatër që të kishte një kullë sipër, qeveria dhe bashkia u tërhoqën. Pastaj kishte dhe një pjesë tjetër që kjo të mos bëhej as nga privati dhe kur artistët kërkuan më shumë seç ishte në gjendje të bënte privati, atëherë thamë do ta financojmë vet. Nuk mund ta kemi teatrin, pa kullë, pa privatin me paratë publike dhe të ruajmë të vjetrin”, përfundoi kreu i bashkisë. /Euronews.al/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?