Me 47 vdekje të reja ka arritur në 9.052 numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend.
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë ka arritur në 55.280, pas 291 rasteve të reja të shënuara në 24 orët e fundit.
Qendra belge e Krizave tha se në 24 orët e fundit, 60 persona janë shtruar në spital ndërsa 170 të tjerë janë liruar pas trajtimit.
Në deklaratë thuhet se numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është rritur me 7 persona duke e çuar në 371 numrin e përgjithshëm.
Në deklaratën e saj Qendra e krizës tha se me 291 raste të reja në 24 orët e fundit në Belgjikë numri i rasteve ka arritur në 55.280 ndërsa me 47 vdekje të reja ka arritur në 9.052 numri i vdekjeve prej të cilëve 48 për qind kanë ndërruar jetë në spitale dhe 51 për qind në azile.
– Procesi i normalizimit në Belgjikë
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Belgjikë, u mblodh sërish këtë javë pas filimit me 4 maj të fazës së parë të procesit të normalizimit.
Në një deklaratë pas takimit, kryeministrja Sophie Wilmes, pasi njoftoi se të gjitha aktivitetet kulturore, sportive dhe të tjera janë të ndaluara deri më 30 qershor tha se “me shumë mundësi nuk do të ketë rikthim në jetën normale përpara verës”.
Sipas vendimit të marrë në mbledhje, më 18 maj shkollat do të rifillojnë sërish gradualisht mësimin nën masa të rrepta.
Do të hapen muzetë dhe kopshtet zoologjike me kushtin që të marrin masat e nevojshme dhe që shitjet e biletave t’i kryejnë nëpërmjet internetit. Në të njëjtat kushte mund të ofrojnë shërbim edhe libraritë.
Ndërkohë edhe berberët dhe parukeritë mund të pranojnë klientët me rezervime si dhe mund të mbahen ceremonitë mortore dhe ato martesore me pjesëmarrje maksimale prej 30 personash.
Po ashtu edhe vedet e tregjeve do të hapen duke ruajtur distancën sociale. Përsa i përket klubeve sportive ato mund të zhvillojnë stërvitje jo më shumë se me 20 persona dhe në ambiente të hapura. Ndërsa kryrja e punës do të ketë si parim punimin në distancë nga shtëpia.
Në fazën e mëpasshme do të kalohet më 8 qershor. Zhvillimi i ndeshjeve sportive dhe fillimi i turizmit të brendshëm do të diskutohet në periudhat e mëpasshme./aa/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...