Bundesliga gjermane sot do të vazhdojë me dy ndeshje të tjera.
Në kohën kur futbolli vazhdon të jetë i suspenduar, Bundesliga është e vetmja nga top pesë ligat evropiane që ka gjetur formulën për rikthimin në fushat e blerta.
Sot do të luhen edhe dy ndeshje, në dy orare të ndryshme. Sigurisht, e gjithë vëmendja shkon te kampionët në fuqi, Bayern Munich, shkruan lajmi.net.
Para ndeshjes së Bayern, nga ora 15:30, Koln do të përballet me Mainz. Në letër, skuadra e Koln, e cila është nikoqire, shihet favorite për tri pikët.
Pastaj, me fillim nga ora 18:00, në kryeqytetin e Gjermanisë, Union Berlin pret gjigantët e Bayern Munich, për të kontestuar tri pikët.
Bavarezët kërkojnë tri pikët me doemos, pasi fitorja e djeshme e Dortmund lë diferencën në vetëm 1 pikë.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e dy ndeshjeve që pritet të kenë vëmendje të madhe, pasur parasysh se janë të vetmet që luhen në top pesë ligat evropiane
Rezultatet fillestare i japin epërsi të lehtë presidentes pr...
Shawn Mendes ndalon koncertin për të nderuar këngëtarin e nd...
Shpërthime të fuqishme në Bejrut, Izraeli shënjestron degët ...
Digjen orët e rrymës në një ndërtesë në Fushë Kosovë
Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK...
Zyrtarët e lartë amerikanë vizitë pa paralajmërim në Beograd...