Kreu i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë edhe pse është larguar gjendja e jashtëzakonshme në këtë komunë situata është e mire më virusin Covic-19.
Ai në një intervistë për Arbresh.info, thotë se ka rrezik të përhapjes së virusit pasi qëë lëvizjet janë shpeshtuar.
“Komuna e Preshevës ka kaluar 6 javë në gjendje të jashtëzakonshme. Nuk kemi asnjë rast të prekur me covid-19, kjo për shkak të masave të marra, dhe gëzohemi për këtë. Këtë ua kemi borxh kufizimit të lëvizjes dhe disiplinës së qytetarëve. Kemi afër 1 javë që e kemi hequr gjendjen e jashtëzakonshme dhe tashmë gjithçka po vazhdon në mënyrë normale. Tani frika ime është se kjo mos po përhapet nga faktorët e jashtëm që pasi që lëvizja tashmë është e lirë. Shpresojmë që qytetarët t’i përmbahen masave dhe ruajtjes së distancës”.
Arifi rreth kësaj gjendje ka biseduar me shefin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin.
“Me kryeministrin Kurti kemi biseduar me telefon dhe përmes adresave elektronike.
Ndryshe nga Kurti, shefi i shteti, Hashim Thaçi nuk ka biseduar me këtë, ndonëse Arifi tenton ta arsyetojë atë.
“ Me presidentin Thaçi, nuk më ka thirrur asnjëherë, ndoshta prej angazhimeve të tepërta që i ka pasur”, ka thënë Arifi për Arbresh.info.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...