‘Çun e paske se qenke prishur në fytyrë’, Olta Gixhari i kthehet ndjekësit për shtatzëninë

00:39 | 17 Maj 2020
Trina Galanxhi

Aktorja shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari konfirmoi këtë të Premte lajmin e shtatzënisë. Ajo është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Olta publikoi në profilin e saj të Instagramit një foto me partnerin krah së cilës shkruante “Mami dhe babi”. Ndjekësit nuk kanë hezituar ta urojnë për lajmin e ëmbël dhe në sy ka rënë komenti i dikujt që shkruan se aktorja është në pritje të një djali.

“Urime! Çun e paske se qenke prishur në fytyrë, të vijë shëndetshëm kjo ka rëndësi”, shkruan ndjekësi. Ndërkohë nuk ka munguar një përgjigje nga Olta, e cila ka replikuar me humor: “Po ku ma sheh fytyrën?”. “Te fotot më para po shaka ishte më shumë, gjithsesi mbarësi”, ka shkruar sërish ndjekësi. Aktorja nuk ka reaguar më duke mos zbuluar gjininë e fëmijës./ilirianews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme