Këngëtarja amerikane Rihanna, ka qenë e angazhuar për të ndihmuar në parandalimin e pandemisë coronavirus.
Rihanna që nga fëmijëria e saj kishte luftuar me varfëri gjatë jetesës në Barbados. Jeta e saj në shtëpi ishte mizore, pasi kishte momente të dhunshme nga varësia e drogës dhe alkoolit të babait të saj, shkruan The Guardian transmeton portali arbresh.info
Sidoqoftë, në shkollë, mësuesit e këngëtares kishin theksuar se ajo ishte e sigurt për veten dhe shumë inteligjente. Në kohën kur ishte 10 vjeçare, Rihanna ishte bërë kujdestare e dy vëllezërve të vegjël, ndërsa nëna e saj punonte për t’i mbështetur ata. Prindërit e saj më vonë u divorcuan.
Në moshën 32 vjeçare, ajo sot hyn në ‘Sunday Times Rich List 2020′ si muzikantja më e pasur në botë.
Krijuesja e hitit ‘Man Down’ është kthyer në një sipërmarrëse me pasuri të madhe, vlera e të cilës arrin 468 milionë funte (523 milionë euro).
Rihanna, e cila hyn në kategorinë e muzikantëve me famë ndërkombëtare, tani është më e pasur se Mick Jagger, Elton John, Ed Sheeran dhe Adele.
Në moshën 24 vjeçare, ajo kishte fituar rekordin si artistja digjitale më e shitur e të gjitha kohërave, dhe në moshën 31 vjeçare, Rihanna u bë gruaja e parë e zezë që drejtoi një shtëpi luksoze të modës. / arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...