Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ne 21 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, ka kujtuar atë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Hoxhaj ka thënë se jo rastësisht kjo figurë kombëtare, intelektuale e politike e Kosovës ndodhet në mesin e të pagjeturve, transmeton arbresh.info
“Pushtuesi serb, ashtu siç deshti të zhdukte tërë qenien e shqiptarit, ashtu deshti të zhdukte edhe një nga zërat më të shquar për të drejtat e shqiptarëve n ëish-Jugosllavi”, ka shkruar tutje ai.
Deputeti Hoaxhaj ka përfunduar shkrimin e tij duke thënë se Ukshin Hoti dhe mijëra të tjerë të pagjetur na thërrasin në ndërgjegjen tonë dhe pa zbardhjen e fatit të tyre nuk mund të flitet për paqe të qëndrueshme dhe pajtim midis Kosovës dhe Serbisë.
Postimi i tij i plotë:
U bënë 21 vjet që nuk dihet për fatin Ukshin Hotit. Jo rastësisht, kjo figurë kombëtare, intelektuale e politike e Kosovës ndodhet në mesin e të pagjeturve. Pushtuesi serb, ashtu siç deshi të zhdukte tërë qenien e shqiptarit, ashtu deshi të zhdukte edhe një nga zërat më të shquar për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Ishte profesor Ukshin Hoti, ai që ndër intelektualët e parë përkrahu protestat dhe kërkesat e studentëve të vitit 1981, për çka edhe vuajti në burgjet e atëhershme. Në burgosjen e tij të fundit, pushteti serb u kujdes që të zhduk çdo gjurmë të tij, në mënyrë që të shuante një zë kredibil e të fuqishëm për çështjen shqiptare jo vetëm brenda, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Ukshin Hoti dhe mijëra të tjerë të pagjetur na thërrasin në ndërgjegjen tonë dhe pa zbardhjen e fatit të tyre nuk mund të flitet për paqe të qëndrueshme dhe pajtim midis Kosovës e Serbisë.
Në Big Brother shkon ‘mësiti’, çka po ndodh brenda shtëpisë
Sulmet raketore nga Libani vrasin 5 njerëz në veri të Izrael...
Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë
“Nuk është festë e jona”-“Do ta festoj me bashkëshorten”/ Qy...
Haradinaj: Aferat korruptive nuk shuhen me përgjim ndaj gaze...
Begaj pret në takim Haxhiun, ia rikonfirmon angazhimin për r...