Vendi ynë dhe rajoni ynë gjatë dy vjetëve të fundit po ballafaqohet me mungesë të të reshurave atmosferike.
Për shkak të mungesës së reshjeve, nëpër disa liqene akumuluese në vend ka rënë edhe niveli i tyre, bën të ditur Prishtina Weather.
“Vitin e kaluar kishte mungesë të ujit në liqenin e Përlepnicës, i cili edhe më tutje nuk ka mundur të kthehet në kuotat maksimale. Sipas KRU “Prishtina” për momentin liqeni i Badovcit është në kuota mjaft të ulëta, gjë që gjatë stinës së verës mund të ketë edhe reduktime të ujit të pijshëm, dhe se për momentin gjendja e sipërfaqes ujore është ndër më të ulëtat që nga viti 2007”, njofton shërbimi i meteorologjisë.
Sipas PW, “nga pamjet satelitore që kanë filluar të bëheshin nga vitet e para të dekadës së 1980, gjatë viteve 1994 dhe 1995 sipërfaqja ujore e liqenit të Badovcit kishte shënuar një rënie dukshëm nën kuotat maksimale. Është kjo një periudhë kur në vendin tonë përgjatë një dekade nga mesi i ’80-ve kishte një tendencë të rënies së shumës së të reshurave. Tek përgjatë vitit 1996 sipërfaqja kishte filluar të rritet”.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...