Google ADS

Lëndimi ia pamundëson amerikanit debutimin për Dortmundin

16:06 | 16 Maj 2020
A. B.

Giovanni Reynas i është pamundur debutimi për ekipin e parë të Borussia Dortmundit në ndeshjen kundër Schalke 04, pasi që 17-vjeçari amerikan pësoi lëndim gjatë nxehjeve për ndeshjeve.

Adoleshenti i talentuar ishte planifikuar të jetë titullar në ndeshjen e parë të Dortmundit pas rinisjes së kampionatit në Bundesligë, që ishte ndërprerë në mars shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Amerikani do ta kishte bërë paraqitjen e tij të parë për Dortmundin në ndeshjen e së shtunës kundër rivalit Schalke, në Signal Iduna Park.

Megjithatë, atij i është pamundësuar një gjë e tillë shkaku i lëndimit të pësuar.

Lucien Favre e kishte përfshirë atë në ekipin titullar që ishte lajmëruar një orë para ndeshjes, me shpresën që edhe një lojtar i talentuar mund të bëjë ndryshim për të mirë në Dortmund.

Megjithatë, pas lëndimit, trajneri Favre vendosi ta zëvendësojë atë me Thorgan Hazard.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme