Kurti priti në takim disa prej miqve të ngushtë të Ukshin Hotit

15:46 | 16 Maj 2020
Arbresh.info

Sot më 16 maj, disa prej miqve të ngushtë të Ukshin Hotit, zotërinjtë Sherif Konjufca, Ekrem Kryeziu, Ali Kryeziu, Mentor Kaçi, i bënë një vizitë kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga Enver Dugolli dhe Liburn Aliu.

Biseda mbuloi që prej kujtimeve të burgut deri në rrethanat e inteligjencës politike.

Aliu, Ekremi dhe Mentori kanë qenë të dënuar bashkë me Ukshinin në vitin 1981.

Enveri dhe Liburni kanë qenë shokët e burgut të Dubravës, prej ku edhe u zhduk Ukshin Hoti.

Ali Kryeziu tha dy përcaktime. Ukshini ka qenë ideolog, jo politikan. Sepse nuk mund ta thjeshtosh kurrë kompleksitetin e dijes së tij në analizues rrethanash, por vetëm ta ndeshësh si sintetizues politike. Ai ka qenë pra më shumë se ç’mund të themi për të. Ishte në natyrën e tij, si mendues e veprues, të trondiste çdo konceptim me një artikulim që e përmbyste dëshirën për me u vendos në një marrëdhënie të qetë me kohën./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme