Rrëzohet avioni luftarak F-22 në Florida

14:58 | 16 Maj 2020
Arbresh.info

Një avion luftarak amerikan F-22 është rrëzuar gjatë një fluturimi trajnues të rregullt, bënë të ditur Forcat Ajrore.

Piloti identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur thuhet të jetë nxjerrë nga mjeti dhe është transportuar në një spital lokal në Bazën e Forcave Ajrore Eglin për mbikëqyrje dhe vlerësim, sipas FA, transmeton portali arbresh.info.

“Ai aktualisht është në gjendje të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.

Rrëzimi ndodhi në një fushë stërvitore 12 milje në veri-lindje të bazës dhe Forcat Ajrore thanë “nuk kishte humbje jete ose dëmtime të pronës civile në lidhje me aksidentin”.

Incidenti është duke u hetuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme