Google ADS

Pacolli: Përgjegjësit për zhdukjen e Ukshin Hotit duhet të nxirren para drejtësisë

13:30 | 16 Maj 2020
Arbresh.info

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka përkujtuar kontributin e Ukshin Hotit në 21 vjetorin e zhdukjes së tij.

Pacolli thotë për të se ishte një luftëtar i lirisë, intelektuar e burrështetas modern, transmeton portali arbresh.info.

Tutje politikani ka bërë thirrje për nxjerrje para drejtësisë së autorëve të këtij akti makabër, si dhe ka kërkuar që bashkësia të merret seriozisht me të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ky është shkrimi i tij:

Sot ne kujtojmë Ukshin Hotin i burgosur politik nga regjimi i Beogradit qe na mungon dhe fati i tij nuk dihet ende.

Ai ishte një luftëtar i lirisë, mendimtar politik, intelektual, diplomat dhe burrështetas modern. Ai ishte gjithashtu Sekretar Krahinor i Kosovës për Marrëdhëniet me Jashtë dhe në sot kujtojmë kontributin e tij ndaj kombit.

Emrat e atyre që janë përgjegjës për zhdukjen e tij janë të njohur dhe ata duhet të nxirren para drejtësisë ndërsa bashkësia ndërkombëtare duhet ta marrë më seriozisht çështjen e personave të zhdukur. Ne si skenë politike i detyrohemi familjes së Ukshin Hotit dhe familjeve të të gjithë personave të zhdukur që të marrin përgjigjet se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme