Ministrja e Arsimit në detyrë, Hykmete Bajrami ka publikuar një raport të shkurtër të punëve, aktiviteteve dhe iniciativave të MASHTI-t gjatë këtyre 100 ditëve të udhëheqjes së kësaj ministrie.
Ajo së pari ka falënderuar ekipin me të cilin punon, stafin e MASHTI-t, DKA-të në mbarë vendin, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të cilët siç thotë ajo kanë bërë një punë të mrekullishme, sidomos në këtë kohë pandemie.
Në raportin 100 ditor Bajrami ka përmendur edhe mësimin në distancë që është duke u zhvilluar për shkak të parandalimit të pandemisë Covid-19.
Më poshtë gjeni raportin e publikuar nga ministrja e Arsimit në detyrë, Hykmete Bajrami:
Të nderuar qytetarë,
Po e postoj një raport të shkurtër të punëve, aktiviteteve dhe iniciativave të MASHTI-t. Gjatë 100 ditëve jemi përballë me shumë probleme por kemi filluar në mënyrë konstriktive t’i qasemi secilit prej tyre.
Falendënderoj ekipin e mrekullushëm me të cilët punoj, stafin e MASHTI-t, DKA-të në mbarë vendin, mëshimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të cilët kanë bërë një punë të mrekullushme, sidomos në këtë kohë pandemie.
MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS, TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT
RAPORT PËR PERIUDHËN SHKURT – MAJ 2020
Menjëherë pas pranimit të mandatit, me datë 04 shkurt 2020, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka filluar me implementimin e objektivave në kuadër të programit qeverisës.
MINISTRIA dhe FUNKSIONALIZMI I SAJ
– Jemi duke punuar rreth plotësim-ndryshimit të rregullores për organizim të brendshëm të MAShTI-t me qëllim të rikthimit të funksionalitetit të Ministrisë përmes një organogrami funksional.
– Normalizimi i procesit mësimor në Komunën e Kamenicës, pas reformës për riorganizimin e procesit mësimor në këtë komunë.
– Kemi aprovuar në Qeveri propozim-vendimin për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturën shkollore (me 06.02.2020) nga erërat e forta dhe moti i lig në Komunën e Istogut dhe Pejës.
– Kemi ri-alokuar dhe racionalizuar buxhetin për të mundësuar realizimin e prioriteteve e planit qeverisës.
– Kemi rritur buxhetin në kategorinë e bursave
– Kemi rritur nivelin e përgjegjësisë institucionale
PROJEKTET
– Kemi konsoliduar ecurinë e projekteve të mbështetura nga donatorët
– Jemi në fazë të avancuar me procesin e arritjes së marrëveshjes me ShBA-në për themelimin e Komisionit Kosovë-ShBA për bursat Fulbright. Një arritje e konsiderueshme kjo për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së në fushën e arsimit të lartë
– Kemi nënshkruar marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për grantin në shumë prej 7 milionë euro për realizimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi.”
– Jemi në proces të finalizimit të memorandumeve të bashkëpunimit në fushën e arsimit me Rep. e Çekisë, Rep. e Hungarisë, Qeverinë e Luksemburgut, ADA-n Austriake, Caritasi-n Zviceran, GIZ-in gjerman, etj.
AKREDITIMI
– Përzgjedhja e Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Akreditim
– Metodën e vlerësimit të IAL-ve (vlerësim në distancë)
ORGANIZIMI I MËSIMIT NË DISTANCË
– Udhëzime te të gjitha institucionet arsimore për zbatimin e masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19.
– Programi i mësimit në distancë është realizuar në përputhje me planprogramet mësimore të Republikës së Kosovës.
o Mësimet për klasën 1-9 në televizionin publik RTK (23 mars 2020)
o Në platformën online: emesimi.rks-gov.net (klasët 1-9) (23 mars 2020)
o Platforma online për edukimin e hershëm (parashkollor): edukimihershem.rks-gov.net (moshat 0-6 vjec) (16 prill 2020)
o Platformën për mësimin gjithëpërfshirës për fëmijët me nevoja të veçanta (29 prill 2020).
– Janë përpiluar udhëzues, p.sh. “Udhëzuesi për Vlerësimin e Nxënësve gjatë Mësimit në Distancë.”
– Kemi bërë përpjekje sa i përket pajisjes së fëmijëve (familjeve) që kanë mungesë të pajisjeve elektronike për ndjekjen e mësimit në distance.
Kronologji e veprimeve dhe aktiviteteve rreth organizimit dhe mbarëvajtjes së mësimit në distancë
• Me 18 mars 2020, ka filluar xhirimi i video-materialeve për mësimin në distancë;
• Me 23 mars 2020, ka filluar transmetimi i mësimit në distancë në RTK si dhe është lansuar kanali zyrtar i MAShTI-t në YouTube. Fillimisht për klasat 1-5, për lëndët gjuhë amtare dhe matematikë, për t’u zgjeruar brenda një jave edhe për klasat 6-9.
• Me 6 prill, MAShTI filloi transmetimin e përmbajtjes mësimore në distancë me orar të ngjeshur duke përfshirë më shumë se 70% të lëndëve mësimore. Pjesëmarrja e nxënësve është prej më shumë se 90 %.
• Me 16 prill, në bashkëpunim dhe me përkrahje të “UNICEF” dhe “Save the Children”, MAShTI ka lansuar platformën “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç”.
• Me 18 prill, janë përfunduar video-xhirimet në shkollën “Qamil Batalli”, në Prishtinë ku janë prodhuar 1800 video-njësi mësimore. Aktualisht kemi rreth 1000 njësi mësimore të cilat janë në post-produksion dhe auditim.
• Në fillim të muajit prill, MAShTI filloi prodhimin e video-ligjëratave edhe në gjuhë turke dhe në gjuhën boshnjake, këto xhirime ende po vazhdojnë në shkollën “Emin Duraku” në Prizren.
• Aktualisht jemi duke i përgatitur video-ligjëratat në gjuhën angleze.
• Kemi përcaktuar Detyrat dhe Përgjegjësitë për Realizimin e Mësimit në Distancë, përmes një udhëzuesi të veçantë të dërguar tek DKA-të me datë 30 mars 2020.
• Më 30 mars 2020, kemi dërguar dokumentin “Udhëzime për Drejtoritë Komunale të Arsimit për Realizimin e Mësimit online për Shkollat e Mesme të Larta (ShML).”
• Më 30 mars 2020 kemi dërguar dokumentin “Udhëzime për Drejtoritë Komunale të Arsimit për Realizimin e Mësimit online për Shkollat e Mesme të Larta Profesionale (ShMLP) dhe Qendrat e Kompetencës.”
• Më 14 prill 2020 kemi nxjerrë dokumentin “Udhëzime për Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) dhe Qendrat Burimore për Realizimin e Mësimit në Distancë për Fëmijët/Nxënësit me Nevoja të Veçanta.”
• Më 24 prill 2020 kemi nxjerrë “Udhëzuesin për Vlerësimin e Nxënësve gjatë Mësimit në Distancë.”
• Me 29 prill 2020, në bashkëpunim dhe me mbështetje të “Save the Children” kemi lansuar platformën për mësimin gjithëpërfshirës për fëmijët me nevoja të veçanta.
• Është themeluar grupi për ndihmë psikologjike nxënësve gjatë pandemisë dhe izolimit.
• Kemi koordinuar punën me të gjitha DKA-të për organizimin e mësimit në distancë për shkollat e mesme dhe shkollat profesionale.
• Kemi qenë në kontakt me të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në nivel vendi të cilat kanë dorëzuar rregullisht raporte për mbarëvajtje të mësimit në distancë.
• Kemi bërë përpjekje sa i përket pajisjes së fëmijëve (familjeve) që kanë mungesë të pajisjeve elektronike për ndjekjen e mësimit në distancë ku është ofruar mbështetje e rëndësishme nga dotanorë të ndryshëm sikurse: Elkos Group, Kompania Ecolog, komunat dhe donatorët individualë, Banka Botërore, GIZ-i gjerman, etj.
Punë legjislative dhe aktivitete tjera
Është bërë shfuqizimi i Udhëzimit Administrativ (Nr. 03/2018) për Gjuhët e Huaja në Programin e Studimit të Ciklit të Dytë dhe të Tretë i cili ishte aprovuar në mënyrë të kundërligjshme;
Është themeluar Grupi Punues për hartimin e Ligjit për Tekste Shkollore;
Është formuar Këshilli i Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore;
Është formuar Komisioni Shtetëror për Maturën 2020;
Është përgatitur Granti Specifik për Arsim;
Janë pranuar dorëshkrimet për tekstet e reja shkollore për klasat 3, 8, 12 si dhe për dorëshkrimet të cilat nuk janë vlerësuar pozitivisht nga recensentët nga procesi i vitit të kaluar (2019);
Jemi në proces të përzgjedhjes së recensentëve për vlerësimin dorëshkrimeve;
Është përfunduar Raporti i Vlerësimit të Planit Strategjik të Arsimit në
Kosovë 2017-2021.
https://emesimi.rks-gov.net
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës