Dy trajnerë do të humbasin rifillimin e Bundesligës

10:18 | 16 Maj 2020
Arbresh.info

Publiku gjerman u “shokua” nga lajmet se trajneri i Augsburg, Heiko Herrlich, do të humbas ndeshjen kundër Wolfsburg, sepse ai kishte shkelur rregullat e karantinës.

Augsburg në ndeshjen e parë pas rikthimit të Bundesligës, e zhvillon kundër Wolfsburg ditën e shtunë me fillim nga ora 15:30.

Tani vijnë informacione edhe për trajnerin e dytë që nuk do të jetë në stolin e skuadrës së tij.

Bëhet fjalë për trajnerin e Union Berlin, Urs Fischer, i cili gjithashtu nuk do të jetë i pranishëm në sfidën kundër Bayern Munich, për arsye familjare. Ai do të jetë në funeralin e babait të gruas së tij.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Union Berlin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme