Liverpool janë të prirë të nënshkruajnë me talentin brazilian, Talles Magno, një sulmuesin i cili po konsiderohet si “Neymari i ri”.
17 vjeçari tashmë ka përfunduar një sezon të plotë për Vasco de Gama në Brazil, dhe është pjesë e skuadrës U17 të Brazilit.
Sipas Daily Mail, ‘The Reds’ janë të interesuar dhe mund të shikojnë të përfitojnë nga pozicioni jo i mirë financiar i Vascos.
Kriza e shkaktuar nga COVID-19 mund të bëjë që klubet më të prekura të heqin dorë nga lojtarët e tyre më të mirë, të cilëve edhe u është ulur çmimi.
Magno fillimisht do t’i bashkohej skuadrës së dytë të Liverpool, gjë e cila do t’i ndihmonte për adaptim më të shpejtë në futbollin anglez, për t’u ftuar nga Jurgen Klopp pastaj te skuadra e parë.
Në 15 ndeshje për Vascon, Magno ka shënuar dy gola.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...