Google ADS

Nuk përjashtohet mundësia që Serie A të përfundohet me ‘Play Off’

08:46 | 16 Maj 2020
Arbresh.info

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, ka rihapur idenë e Play Off për të vendosur sezonin në Serie A.

Kampionati italian është në mesin e kampionateve të pezulluar nga COVID-19. Ditëve të fundit ka pasur shumë bisedime për rikthimin e tij mes institucioneve të caktuara.

Është vendosur që nga 18 maji klubet të kthehen në stërvitje të plota, ndërsa nga 13 qershori, të vazhdojë sezoni futbollistik.

Por, në marrëveshjen e arritur mes federatës dhe komitetit shkencor, në protokoll thuhet se nëse një lojtar del pozitiv pas 18 majit, i gjithë klubi duhet të izolohet për 14 ditë, diçka që e bën të pamundur vazhdimin e sezonit.

Kjo mund të bëjë që të vazhdohet me idenë që përmes Play Off të vendoset sezoni në Serie a, për pjesën e titullit dhe për pjesën e skuadrave që do bien nga liga.

“Ideja nuk është hedhur poshtë. Ne duhet të jemi të gatshëm për çdo rezultat të mundshëm. Tani ekziston që Serie A të rifillojë më 13 qershor me një orar të ngjeshur”, ka deklaruar Gravina, kur është pyetur për mundësinë e Play Off, përcjell lajmi.net.

“Sidoqoftë, ne duhet të jemi të gatshëm për gjithçka, kjo është arsyeja pse ne shohim aranzhime të ndryshme siç është edhe Play Off”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme