Ligat europiane po bëhen gati për të rifilluar ndeshjet pas 2 muajve mungesë. Këtë rikthim do ta shfrytëzojnë në maksimum edhe sulmuesit që janë pretendentë për Këpucën e Artë.
Deri tani, i pari renditet sulmuesi italian i Lazios, Ciro Immobile. Pas tij renditet polaku Robert Levandowski. Sulmuesi i Bayernit deri tani ka shënuar 25 gola, 2 më pak se Ciro Immobile, që kryeson renditjen me 54 pikë (një gol në ligat kryesore europiane e ka koeficientin 2).
Mjafton që Leva të realizojë 2 gola për të arritur Immobilen, por sulmuesi italian ka një avantazh tjetër, sigurisht nëse Seria A do të rikthehet, sikurse është parashikuar: 12 javë në dispozicion krahasuar me 9 gjithsej që ka rivali i tij i Bayernit. Futbollisti i tretë në renditje është Cristiano Ronaldo, që ka shënuar 21 gola në këtë sezon të Serisë A, 6 më pak se Immobile.
Duket jashtë garës për momentin Lionel Messi, që ka grumbulluar deri tani 38 pikë (17 gola), ndjeshëm i distancuar nga treshja e parë.
Këpuca e Artë, klasifikimi
Futbollisti Pikët
1.Ciro Immobile 54
2.Robert Levandowski 50
3.Cristiano Ronaldo 42
4.Erling Haaland 42
5.Timo Werner 42
6.Jammie Vardy 38
7.Lionel Messi 38
8.Aubameyang 34
9.Romelu Lukaku 34
10.Joao Pedro 32
11.Kylian Mbappé 32
12.Sergio Aguero 32
Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë
Petkoviq në Rashkë ka biseduar me përfaqësuesit e serbëve në...
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...