Gjermania zyrtarisht ka hyrë në recension.
Me rënien ekonomike më të madhenë 10 vjetët e fundit, vetëm në tremujorin ekonomia gjermane ka rënë për 2.2 përqind.
Situata ekonomikë në Europë është duke u vështirësuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Duke pasur parasysh të dhënat e rishikuara për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, kur ekonomia gjermane po binte gjithashtu, Gjermania teknikisht ka hyrë në recession, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Pas vendosjes së kufizimeve të rrepta në tremujorin e parë të vitit, ekonomia në Gjermani ka pësuar rënien më të madhe në 10 vitet e fundit.
“Pasojat e krizës së koronës po shkaktojnë një recesion drastik në ekonominë tonë pas dhjetë vitesh rritje të njëpasnjëshme”, tha Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier.
Megjithatë, pritet që deri në vitin 2022 ekonomia gjermane të marrë veten plotësisht.
Në nivelin vjetor, prodhimi i brendshëm bruto i ekonomisë më të madhe evropiane u ul me 2.3 përqind, pas një rritje prej 0.4 përqind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, tregojnë llogaritjet e Destatis.
Për shkak të pandemisë, Gjermania kufizoi ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve, mbylli shkollat dhe trafikun, por fabrikat dhe zyrat vazhduan të funksionojnë.
Ndihma që ka dhënë qeveria gjermane në ekonomi gjatë pandemisë, ka zbutur rënien ekonomike në krahasim me Italinë dhe Francën.
Sidoqoftë, Ministria gjermane e Financave paralajmëron se tremujori i dytë do të jetë më i keq se i pari./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...