Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që Albin Kurti si kryeministër në detyrë i ka vendosur në bordet e ndërmarrjeve publike, duket se nuk do të kenë jetëgjatësi të madhe në rast se Gjykata Kushtetues do të vendosë në favor të dekretit të presidentit, Hashim Thaçi, që Avdullah Hoti të bëhet kryeministër.
Duke parë nga qeveritë e kaluara tashmë është bërë traditë që qeveria e re të mos respektojë vendimet e qeverisjes paraprake, thotë profesori Mazllum Baraliu,
Në një përgjigje për arbresh.info, Baraliu thekson se me të ardhur një qeveri e re në pushtet do të mund t’i hedh poshtë vendimet për shkarkime të bordeve nga ndërmarrjet publike që kryeministri në detyrë i ka marrë.
“Çfarë praktike të qeverisjes kemi çdo gjë është e mundur. Nga përvoja e deritanishme e qeverive të kaluara, janë shkelur ligjet dhe Kushtetuta e vendit në vazhdimësi”, thotë Baraliu.
Se kjo është bërë tashmë praktikë në vendin tonë e thotë edhe analisti politik, Shkodran Ramadani.
Madje sipas Ramadanit të njëjtën gjë e ka bërë edhe vetë Albin Kurti posa ka ardhur në pushtet.
“Kemi pa që Albin Kurti ka rishikuar dhe rivlerësuar secilin vendim që Ramush Haradinaj ka marruar pas dhënies se dorëheqjes kështu që besoj që edhe Qeveria e re do të rishikoj çdo vendim që ka marr Albin Kurti pas shkarkimit”.
Kujtojmë se në muajin e parë të qeverisjes, kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, kishte shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës”, Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës-Infrakos” dhe drejtorët e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”./V.Selimi/arbresh.info/
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...