Google ADS

Policia nis me gjoba për mos mbajtjen e maskave në Maqedoninë e Veriut

23:16 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Policia e Maqedonisë ka filluar me gjoba për qytetarët, të cilët në vendet publike nuk mbajnë maska.

Në një fletëpagesë për kundërvajtje e publikuar nga Alsat, shihet se policia ka nisur me masat represive për qytetarët, të cilët nuk i mbajnë masat.

Më herët nga MPB njoftuan se që prej përhapjes së pandemisë së koronavirusit, kanë dhënë mbi 4 mijë vërejtje për qytetarët të cilët nuk kanë mbajtur maska.

Gjoba për mosmbajtjen e maskave kap vlerën e 20 eurove.

Mbajtja e maskës është e detyrueshme në vendet e mbyllura, si dhe në vendet e hapura ku nuk ka mundësi të ruhet distanca e sigurt fizike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme