Google ADS

Tayna ndryshon pamjen sërish

22:47 | 15 Maj 2020
A. B.

Rep-artistja Tayna është njëra nga më të komentuarat në tregun muzikor, pasi çdo postim i saj merr vëmndjen e publikut.

Deri më tani ajo ka qëndruar e izoluar në shtëpinë e saj në qytetin e Prizrenit, ndërsa para disa ditësh ka udhëtuar në Zvicër, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi ajo ka vendosur të eksperimentojë me flokët, pasi sipas saj kjo gjë i pëlqen, dhe e bën të ndihet më bukur.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetin social Instagram, Tayna shfaqet me flokë të gjatë me ngjyrë vjollcë.

“Ju e dini që i dua flokët e gjata me ngjyra”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e një videoje në InstaStory.

Tayna kohëve të fundit ka lansuar këngën e saj më të re ‘A jo’ të cilën e ka publikuar vetëm me video tekst. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme