Google ADS

Këto janë komunat që shënuan sonte raste të reja

22:35 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Sot janë testuar në IKSHPK edhe 236 mostra, ku dhjetë raste janë konfirmuar si pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë-Prizren, transmeton portali arbresh.info.

Në total numri i të prekurve në Kosovë nga Covid-19 është 955, 29 vdekje dhe691 të shëruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme