Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në Athinë, u takua me homologun e tij grek Vasilis Kikilias, ku shkëmbyen përvoja në lidhje me qasjen në trajtimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit, si dhe sfidat, me të cilat përballen të dy vendet gjatë kohës së pandemisë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Rast për takimin e dy ministrave, ishte paralajmërimi për hapjen e kufi në Evropë dhe rajon, për të cilin nevojitet të përgatiten protokolle të harmonizuara për udhëtime në rajon. Protokollet duhet të lehtësojnë dhe shpejtojnë transitin e udhëtarëve.
Pas takimit, ministri Filipçe tha se biseda kaloi në atmosferë jashtëzakonisht pozitive, ku të dy ranë dakord se nevojitet të sigurohet lëvizje e shpejtë në kufij, që janë jashtëzakonisht të ngarkuara gjatë verës dhe të sigurohet qasje e lehtë në shërbimet shëndetësore për qytetarët, nëse ndodh të infektohen me koronavirus gjatë qëndrimit në Greqi dhe Maqedoni të Veriut.
“Gjatë javës së ardhshme, të dy vendet do të përgatisin propozim protokolle, të cilat pastaj do të harmonizohen dhe nënshkruhen. Gjithashtu, këto protokolle do të diskutohen me vendet e tjera fqinje në mënyrë që të kenë qasje dhe shërbime të unifikuara në rajon, që do të lehtësojnë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve”, njoftojnë nga Ministria.
Ministri Filipçe njoftoi se takimi i ri duhet të mbahet të martën e ardhshme së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe atë të Greqisë, ku do të specifikohen më tej kushtet dhe rregullat e lëvizjes.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore