Google ADS

Adele po vazhdon të jetë e rregullt në palestër, befason me ndryshimin drastik

21:49 | 15 Maj 2020
A. B.

Adele është njëra nga këngëtaret që për një kohë të shkurtër është transformuar totalisht në pamjen fizike.

32 vjeçarja kohë më parë kishte qenë në mbipeshë, por pas një kohe të gjatë, nën përkujdesjen e trajnerit të saj, arriti që të humbë peshë, shkruan The Sun transmeton portali arbresh.info

Për momentin ajo është duke jetuar në Los Angeles, ku është parë duke vozitur për të shkuar në palestër. E veshur në të zeza, Adele i shtoi dukjes së saj një grim të lehtë ndërsa flokët i kishte të kapura sikur në formë simite.

Jo më larg se javën e kaluar ajo zbuloi pamjen e saj të jashtëzakonshme në rrjetin social Instagram, ku fansat u tronditën me pamjen e re.

Më parë ishte raportuar se Adele ndiqte dietën ‘Sirtfood’, e cila përfshinte tri lëngje jeshilë dhe një vakt në ditë për tri ditë në javë dhe më pas 1.200 kalori në ditë për katër ditë në javë.

Varësia e re e Adele për të qenë e shëndetshme bëri gjithashtu që ajo të ketë ngritje në vetbesim dhe të ndihet më e bukur në vetvete. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme