Google ADS

Belgjika mbylli sezonin, Brugge kampion

21:38 | 15 Maj 2020
A. B.

Asambleja e Përgjithshme e Pro League konfirmoi ndërprerjen përfundimtare të turneut dhe zyrtarizoi Club Brugge kampion të Belgjikës për herë të 16-të në histori.

Në momentin e ndërprerjes së elitës së futbollit belg për shkak të Koronavirusit, Club Brugge kishte grumbulluar 70 pikë në 29 ndeshje të zhvilluara.

Rrjedhimisht, skuadra zikaltër do të luajnë në fazën e grupeve të Championsit sezonit e ardhshëm, ndërsa Genti, që renditet i dyti, do të angazhohet në raundin e tretë kualifikues.

Charleroi, Antwerp dhe Standard Liège që do të luajnë në Europa League, skuadra e vetme që bie një kategori më poshtë është Waasland-Beveren.

Sa u përket ndeshjeve të promovimit mes Beerschot dhe Leuven, ato duhet të luhen jo më vonë se fillimi i sezonit 2020/21 në datat që do të komunikohen deri më 31 maj.

Nëse kjo nuk do të ishte e mundur, do të ngjitet në elitë KVC Westerlo falë zotërimit të një licence të vlefshme për të luajtur në Pro League.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme