Era Istrefi e bukur dhe me stil në setin e ri fotografik

21:17 | 15 Maj 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ashtu si shumë kolegë të saj ka pezulluar të gjitha aktivitetet muzikore shkaku i coronavirusit.

Ajo ndërkohë vazhdon të jetë herë pas here aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, shkruan portali arbresh.info

Para pak minutash, Era ka publikuar një set fotografik ku duket e veshur tejet me stil ndërsa look-u i fundit i flokëve po rri shumë mirë.

Ndryshe me 13 maj Era vendosi të sjellë për fansat diçka interesante, duke realizuar kështu një “cover” të një prej këngëve më të famshme të Frank Ocean.

Bëhet fjalë për këngën shumë të njohur “Cayendo”, të cilën Era e ka sjell në një ripërpunim të veçantë, në stilin e saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme