Po rikthehet futbolli, po rikthehet Bundesliga.
Pas më shumë se dy muajsh, Bundesliga do të rikthehet në aksion, duke tentuar për t’i lënë prapa ditët e vështira për gjithë botën për shkak të koronavirusit.
Para ndeshjes të dielën, kur Bayerni të rinisë mbrojtjen e vendit të parë në Bundesliga kundër Union Berlin, ka folur para mediave trajneri, Hansi Flick.
Ai thotë se janë gati për të dhuruar spektakël, dëshiron që Bayerni i tij ta befasojë botën pasi të gjithë do t’i kenë sytë te ata.
“S’do të ndryshojnë shumë gjërat, përveç maskave në fytyrë”, tha ai
“Diskutuam me lojtarët se çfarë mund të bëjnë dhe çfarë presin. Më shumë se 200 vende do të shikojnë lojtarët, kështu që do të kemi një audiencë të madhe dhe ata mund të tregojnë veten. Duam të bëjmë paraqitje të mirë”.
Ndeshja mes Bayernit dhe Union Berlinit zhvillohet të dielën nga ora 18:00. /Gazeta Express/
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...