Google ADS

Për dallim nga i ati, Ivanka Trump vendos maskë

19:55 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Ivanka Trump për herë të parë në publik është paraqitur qëkur është konfirmuar se asistentja e saj personale ka rezultuar pozitive për Covid-19.

Vajza e Parë, është parë duke dalë nga shtëpia e saj në Uashington D.C me gojë dhe hundë të mbuluar nga një maskë, të cilën e shoqëroi me një flamur amerikan, transmeton portali arbresh.info.

38-vjeçarja Ivanka, e kombinoi veshjen mbrojtëse me veshjen e saj një palë kominoshe Kenneth Cole që kushtojnë 129 dollarë, dhe e kompletoi me një palë këpucë të rrafshta Chanel 750 dollarëshe.

Këshilltarja e presidentit amerikan, që është edhe e bija është parë për herë të parë me maskë, për dallim nga i ati që refuzon të vendosë maskë mbrojtëse./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme