Katy Perry ka publikuar këngën më të re “Daisies”.
Këngëtarja e cila kishte njoftuar shtatzëninë përmes videos “Never Worn White”, tani duket të ketë vendosur që t’u japë fansave një pamje më të mirë të barkut të rrumbullakosur, transmeton portali arbresh.info.
35-vjeçarja publikoi Daisies, pjesë e albumit të saj të ardhshëm që ende nuk është titulluar, në formën e një video fuqizuese me regjisurë nga Liza Voloshin.
Në videon gati tre-minutëshe, Perry në dukje përqafon ambientet e jashtme ndërsa kapet në peizazhe të ndryshme të bukura, përfshirë një ujëvarë në mes të një pylli ku zhvesh fustanin e saj të bardhë për të shkuar për të notuar me fëmijën e saj të palindur.
Si fokus i melodisë së këndshme të pop-it, këngëtarja e Teenage Dream është parë në një fushë të madhe, të hapur të margaritave.
Kujtojmë se këngëtarja është në pritje të një vajze me aktorin australian Orlando Bloom, i cili ka një djalë nga martesa e parë me modelen Miranda Kerr./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë