Google ADS

Morena Taraku e shijon ditën me diell në Stamboll, ka një porosi për fansat

18:44 | 15 Maj 2020
A. B.

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, tash e sa kohë po vazhdon të qëndrojë e izoluar në shtëpinë e saj luksoze në Turqi, larg familjes.

Ajo ndërkohë është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, shkruan portali arbresh.info

Morena ka publikuar një fotografi nga lagja ‘Nisantasi’ e Stambollit ku shihet me një maskë në fytyrë ndërsa ka një porosi për adhuruesit.

“Qëndroni të sigurt dhe të qetë”, ka shkruar Morena në mbishkrimin e imazhit.

Morena përndryshe muaj më parë publikoi projektin e saj më të ri muzikor “F*ck your location”, i cili u prit mirë nga fansat. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme