Pas më shumë se dy muajsh pa futboll, është koha që të rikthehet gjithçka.
Nesër dhe pasnesër, rikthehet Bundesliga, që duket se s’ka njeri që nuk po e pret t’i shikojë ato ndeshje se si do të jenë pa tifozë në këtë kohë pandemie.
Edhe Dani Carvajal e ka konfirmuar këtë, derisa për Real Madrid TV foli edhe për punën individuale që po bëjnë dhe preku tema tjera.
Mbrojtësi foli për rikthimin e ekipit në stërvitje: “Nuk ishte një situatë e lehtë. Kthimi është një lajm i mirë për të gjithë, veçanërisht duke parë fytyrat e shokëve të ekipit, stafin stërvitor dhe punonjësit e klubit është një shenjë pozitive”, u shpreh ai.
“Më kujtohet ditën e parë dhe ne patëm një kohë të vështirë për të zotëruar topin. Në fund, në shtëpi nuk mund të stërviteni njësoj si këtu në fushë, por ne do të shkojmë pak nga pak. Ju duhet të ndiqni protokollin, të jeni të kujdesshëm dhe respektues të rregullave dhe të përpiqeni të futeni në ritëm me topin dhe pa topin”.
18 vjet pas trofeut të nëntë në Champions?
“Unë e përjetova atë ndeshje në shtëpinë time me familjen time, sfidë me golat e Zidane dhe Raúl dhe se si Iker na shpëtoi në fund. Ishte një finale epike”.
Rinisja e Bundesligës? “Është një lajm i mirë për sportin dhe botën e futbollit. Të gjithë presim të shohim se si është ai fillim. Shpresoj që të dalë mirë dhe të shërbejë si një shembull për pjesën tjetër të vendeve”.
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?