Google ADS

Zgjatet në dy orë koha e lëvizjes

18:21 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar me masat e reja që do të zbatohen në fazën e dytë të lehtësimit të kufizimit.

Faza e dytë që fillon nga 18 maji parashihet që të zgjatet ora e lëvizjes për qytetarët, transmeton portali arbresh.info.

“Në fazën e dytë do të lejohet dalja në ditë nga dy orë sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit, e cila do të publikohet nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Kurti.

Deri tani ishte 90 minuta, tani do të jetë dy orë dhe do të mund të lëvizin dy herë brenda ditës.

Sikurse herën e kaluar dalja do të bëhet sipas numrit të parafundit të letërnjoftimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme