Google ADS

Bordi i Drejtorëve të shkarkuar të Telekomit ka dorëzuar padinë kundër Qeverisë Kurti

18:13 | 15 Maj 2020
Arditë Shkodra

Më 19 shkurt të këtij viti u shkarkuar Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës.

E pas vendimit për shkarkimin e tyrë, po të njejtit kanë paditur Qeverinë e Kosovës, kjo padi është dorëzuar më 18 mars të këtij viti.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar ish-anëtarja e Bordit, Besa Shatri-Berisha.

“Po padia është dorëzuar më 18 mars të këtij viti, kurse vlerën e damit nuk e kemi përcaktu, e kemi lan ne seancat e mavonshme të caktohet”, ka thënë ajo.

 

Arsyet për këtë shkarkim ishte thënë se ndërmarrja nuk kishte përmbushur planin e biznesit, dhe se Qeveria ka arsye shkarkimi pasi drejtorët kanë shkelur detyrat, kanë lejuar shpenzime të tepërta, gradime, punësime me shume sesa që ka qenë e paraparë./arbresh.info/

Të ngjashme