Google ADS

Tërnava: Të presim edhe pak ditë për hapjen e xhamive

17:37 | 15 Maj 2020
Arditë Shkodra

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava sot në mesazhin e Xhumasë i’u është drejtuar besimtarëve duke bërë thirrje që të pritet edhe pak deri në hapjen e xhamive.

Tërnava gjithashtu ka thënë se vendimi i Bashkësisë Islame të Kosovës për mbylljen e xhamive ishtë shumë i vështirë por gjithsesi i domososhëm për ruajtjen e shëndetit publik, transmeton arbresh.info

Ai gjithashtu potencoi faktin se hapja e xhamive nuk duhet të polarizohet e as të politizohet për interesa të caktuara.

Myftiu Tërnava ka thënë seudhëzimet e institucioneve shëndetësore e kemi obligim ti respektojmë, dhe vetëm shoqëritë e pa konsoliduara me prirje anarkiste i sfidojnë ato.

E në fund ai gjithashtu ka përmendur një takim me institucionet shëndetësore për të parë rrezikun e pandemisë si dhe mundësinë për hapjen e xhamive./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:  

Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava iu drejtua besimtarëve myslimanë me mesazhin e Xhumasë.

Ai foli për rëndësinë dhe vlerën e 10-ditëshit të fundit të Ramazanit, dhe kërkimit të Natës së Kadrit, duke ftuar besimtarët që të garojnë me ibadete të shumta për të përfituar nga mëshira e Allahut.

Myftiu ritheksoi se atmosfera e këtij Ramazani ka qenë më ndryshe për shkak të pandemisë dhe se secili besimtarë e ka ndjerë mungesën e iftarëve të përbashkëta me familjarë e miq, duke uruar që të jetë i fundit i këtij lloji.

Poashtu Myftiu Tërnava trajtoi çështjen e hapjes së xhamive, duke thënë se vendimet që ka marrë BIK-u kanë qenë tejet të vështira por të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit publik.

Myftiu tha se përmallimi për xhami buron nga imani tek secili mysliman, por që duhet pritur edhe pak derisa të fitohet beteja me pandeminë.

Ai tha se çështja e hapjes së xhamisë nuk duhet të polarizohet e politizohet për interesa të caktuara.

“Unë si myfti i Republikës së Kosovës iu ftoj të gjithëve, iu thërras të gjithëve në veçanti gjatë këtyre netëve të fundit të muajit të bekuar Ramazanit, që çështjen e xhamive mos ta polarizojmë as mos ta politizojmë, mos ti japim ngjyrë çfarë ajo nuk e meriton me pas, pezullimi i namazeve nëpër xhami të mos shërbejë për dikë që ai të krijoi emër duke fyer e duke sharë por të shërbejnë që neve të na motivojë për punë e lutje më të mëdha drejtuar Zotit që këtë pandemi, këtë sëmundje, këtë virus të largoj nga globi mbarë dhe të gjithë ne ti kthehemi normalitetit”.

Myftiu poashtu tha se udhëzimet e institucioneve shëndetësore e kemi obligim ti respektojmë, dhe vetëm shoqëritë e pa konsoliduara me prirje anarkiste i sfidojnë ato.

Ai përmendi një takim me institucionet shëndetësore për të parë rrezikun e pandemisë dhe mundësinë e hapjes së xhamive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme