Teatri Kombëtar, reagon Ambasada e Britanisë: Palet të dialogojnë

16:52 | 15 Maj 2020
Arditë Shkodra

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, një ditë pasi Bashkia e Tiranës në mënyrë jo transparente vendosi për shembjen e godinës.

Selia e diplomacisë britanike thekson se dialogu nuk është kurrë i pavlerë.

“Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara”, shkruhet në deklaratën e ambasadës.

Më herët eurokomisionerja Maryia Gabriel, bëri thirrje për dialog mes institucioneve dhe grupeve të interesit.

Të ngjashme