Google ADS

Formula 1 – Grand Prix Belgjika merr dritën e gjelbër

16:00 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Formula 1 ka marrë një tjetër lajm të mirë.

Gjatë së premtës (sot), Qeveria zyrtarisht ka aprovuar planin për të mbajtur Grand Prix Belgjika, pa praninë e tifozëve, transmeton lajmi.net.

Gara do të zhvillohet në darën e planifikuar, pra 30 gusht, edhe pse në Belgjikë ishin anuluar të gjitha evenimentet deri më 31 gusht.

Por, vendimi i sotëm lejon organizatorët e Spa që të finalizojnë marrëveshjen me F1.

“Ne më në fund kemi marrë dritën e gjelbër nga qeveria, për të organizuar garën”, ka thënë Stijn De Boever, transmeton lajmi.net.

“Ne tashmë kemi marrëveshjen bazë me F1”, ishin disa nga fjalët e tij.

Formula 1 synon të fillojë sezonin me garën e Austrisë, e cila planifikohet të zhvillohet më 5 korrik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme