LSDM-ja kërkon zgjedhje ose të kthehet qeveria politike, VMRO-ja insiston në konsensus politik

15:56 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Zgjedhje do ketë nëse ka kushte shëndetësore ose kthim i qeverisë politike, që të mos lejohet në periudhën e ardhshme të mos ketë kush ta kontrollojë Qeverinë.

Ky është qëndrimi i LSDM-së për dalje nga situata për të cilën siç thonë, mund të përkeqësohet kur të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, sepse Qeveria nuk do mund të miratojë dekrete ligjore. Nga kjo parti thonë se nuk do lejojnë krizë të re.

“Nëse nuk kemi zgjedhje dhe nuk kemi kthim të Kuvendit, atëherë kemi krizë serioze kushtetuese dhe politike dhe asnjë qytetar në vendin tonë nuk mund të mendojë për një mundësi të tillë, e lëre më të dëshirojë diçka të tillë” – tha Snezhana Kaleska Vançeva, LSDM.

Për opozitën, deklaratat e tilla nga LSDM-ja nuk janë serioze. Nga kjo parti thonë se janë për zgjedhje por data të dakordohet me konsensus politik.

“Nëse një subjekt e ndërmerr këtë hap, ai do të jetë shkaktar i krizës së madhe kushtetuese, diçka e paparë. Mendoj që nuk kanë qëllim të vërtetë, por nëse e kanë, atëherë duhet ta shqyrtojnë mënyrën e sjelljes ndaj të gjithë qytetarëve” – u shpreh Timço Mucunski- VMRO DPMNE.

Për momentin, Maqedonia e Veriut ka qeveri teknike në gjendje të jashtëzakonshme me parlament jo- funksional. Kthimi i qeverisë politike nuk parashihet as me ligj e as me Kushtetutë./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme