Suedia ka vendosur të flas rreth shmangies së bllokimit të vendit. Kryeministri i vendit Stefan Lofven është shprehur se karantina nuk është zgjidhje për këtë problem.
Ai tha se mediat e kanë keqkuptuar politikën e Suedisë dhe këmbëngul se në Suedi “jeta nuk është duke vazhduar aq normalisht”.
“Shumë banorë janë duke qëndruar në shtëpi,” tha ai në një konferencë për shtyp.
Distancimi social është opsion vullnetar, por sondazhet tregojnë që shumica e suedezëve janë duke e zbatuar atë. Kryeministri tha se rekomandimet e qeverisë për shëndetin publik duhen respektuar.
Ai gjithashtu tha se qeveria kishte dështuar në mbrojtjen e më të moshuarve. Pjesa më e madhe e viktimave në Suedi nga koronavirusi kanë qenë rreth moshës 70 vjeçare.
Suedia me 10 milionë banorë, nuk ka mbyllur kufijtë e saj por ka këshilluar qytetarët që të mos udhëtojnë jashtë vendit./arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...