Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është gjobitur për herë të dytë për shkak të thyerjes së rregullave të frenimit të pandemisë, Covid-19.
Këtë herë Basha është gjobitur për shkak të grumbullimit mbrëmjen e djeshme tek Teatri Kombëtar ku u zotua të kalonte natën aty në shenjë kundërshtimi me projektin e shembjes së teatrit.
Policia po ashtu ka gjobitur dhe tërhequr lejet e drejtimit edhe për 40 persona të tjerë, mes tyre shumë artistë. Të gjobiturit janë S. D., K. B., G. B., L. B., A. T., V. S., R. B., C. Gj., E. G., A. K., N. L., A. D., R. Z., E. B., A. T., L. S, G. G, A. N., P. Sh, E. K., M. C., R. Ç, Gj. U., F. K., I. S., R. V., B. H., A. F., A. Xh., R. H., D. K., F. S., D. H., A. R., A. Q., G. M., A. S., O. N., M. A. dhe O. H.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Basha u gjobit për shkak të takimit me qytetarët në Durrës ku u thyen rregullat e distancimit social.
Njoftimi i policisë:
Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, pas orës 17:30 të datës 14.05.2020, ka konstatuar me shqetësim, grumbullimin e një grupi qytetarësh pranë Teatrit Kombëtar, shumë përtej fashës orare të qarkullimit dhe në shkelje të çdo rregulli të parashikuar nga Akti Normativ.
Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:
S. D., K. B., G. B., L. B., A. T., V. S., R. B., C. Gj., E. G., A. K., N. L., A. D., R. Z., E. B., A. T., L. S, G. G, A. N., P. Sh, E. K., M. C., R. Ç, Gj. U., F. K., I. S., R. V., B. H., A. F., A. Xh., R. H., D. K., F. S., D. H., A. R., A. Q., G. M., A. S., O. N., M. A. dhe O. H.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.
Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore./TCH
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...