Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një video konferencë me Shefin e Seksionit të Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, Shefen e Departamentit të Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane, Anja Becky dhe Drejtorin e GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber.
Përmes një njoftimi është bërë e ditur në këtë video konferencë është diskutuan për objektivat dhe prioritetet e MBPZhR-së.
Njoftimi i plotë:
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës ka zhvilluar një video konferencë me Shefin e Seksionit të Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, Shefen e Departamentit të Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane, Anja Becky dhe Drejtorin e GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber ku diskutuan për objektivat dhe prioritetet e MBPZhR-së.
Konkretisht, Ministri Mustafa diskutoi rinisjen e procesit të akreditimit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes një projekti të përbashkët trepalësh, për të ngritur transparencën në ndarjen dhe menaxhimin e granteve dhe subvencioneve të financuara nga buxheti i Kosovës apo donatorët duke theksuar se “qëllim i joni i përbashkët është që të menaxhojmë buxhetin tonë në mënyrë transparente për të siguruar që përfitojnë fermerët e vërtetë që punojnë në rritjen e produktivitetit dhe rendimentit të tyre.”
Ministri Mustafa i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë në sektorin e bujqësisë dhe konfirmoi gatishmërinë e tij që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.
Tashmë ekziston plani se si mund të shkarkohet Erik ten Hag ...
Zjarr në një hotel në Gjermani, 11 persona përfundojnë në sp...
Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga vërshimet në Bosnje
“Mbi 200 persona brenda ditës po përdorin biçikletat e kryeq...
KRU “Prishtina” shpërndan ujë të pijshëm përmes autoboteve p...
Uji depërton në Klinikën e Pediatrisë, pacientët detyrohen t...