Ditë më parë Shoqata e Shpendarive të Kosovës, kishte alarmuar për rrezikun e konsumimit të vezëve që importohen nga Maqedonia e Veriut.
Kjo pasi në këtë shtet ishin shfaqur raste të murtajës atipike të shpezëve, shkruan arbresh.info.
E nga e mërkura edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka nxjerrë vendim për masën e ndalesës së përkohshme, për shpezë dhe produkte, nën-produkte të shpezëve për Republikën e Maqedonisë se Veriut.
Por, nga ky shtet në Kosovë vetëm gjatë këtij viti kanë hyrë vezë në vlerë afër 50 mijë euro.
Në statistikat e publikuara nga Dogana e Kosovës për importin janar-prill 2002 thuhet se gjatë kësaj periudhe në vend nga Maqedonia kanë hyrë vezë në vlerë saktësisht 57 mijë e 586 euro.
Vezë në vlerë mbi 8 mijë euro kanë hyrë vetëm gjatë muajit prill.
Ndërsa gjatë muajve të tjera janë importuar përafërsisht nga 11, 13 dhe 14 mijë euro vezë.
Rreth 220 mijë euro është vlera e gjithë produkteve të pulave të importuara nga ky shtet në Kosovë gjatë katër muajve të parë të 2020-es.
Pjesa më e madhe është mish i pulës por ka edhe zogj pule vlera e të cilëve arrin mbi 12 mijë euro.
E në njoftimin e Shoqatës së Shpendarive të Kosovës, u është kërkuar qytetarëve për kujdes pasi në treg ka nga vezët e ardhura këto ditë në Maqedonia.
“Dje dhe sot kemi pasur import të vezëve për konsum nga vendi ynë fqinje Maqedonia e Veriut, e cila ka një problem në ato zona, ka sjell vezë me pulat në prodhim përkatësisht me sëmundje dhe sipas informatave që i kemi atyre ju kanë dështuar eksportet në vendet e BE-së për shkak të sëmundjes atëherë dihet që tek ne plasimi është jo shumë me i lehtë por fare i lehtë dhe ato erdhën tek ne.Të njëjtat janë dal në treg dhe po shiten ndërsa po konsumohen nga bashkëqytetaret tanë kur kemi parasysh që kemi ne Kosova prodhim 100% mbulueshmëri me prodhim vendor të vezëve”, thuhet në komunikatë.
Kjo shoqatë gjithashtu ka deklaruar se ndihen të rrezikuar për bartjen e sëmundjes së se shpezëve tek shpezët në Kosovë, shitjen e produktit te infektuar me sëmundje dhe dëmtimin e kokurueshmerisë me çmim pasi sipas tyre ato kanë hyrë me një çmim banal vet sa për tu shitur e mos te u hedhur atje tek te./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...