Zjarr i madh në pyllin me pisha në Fan të Mirditës, ndërhyrja vështirësohet nga terreni i thyer

11:18 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme pyllin me pisha në afërsi të fshatit Xhuxhë të njësisë administrative Fan, bashkia Mirditë.

Flakët vazhdojnë të jetë me përmasa të mëdha me një shtrirje rreth 200 ha dhe era e fortë e bën situatën më të vështirë.

Pylli është në lartësi malore në terren të thyer, ku është shumë e vështirë ndërhyrja me forca dhe mjete.

Nga forcat që janë në terren, të stacionuara në vendin e quajtur qafa e Komit, ku zjarri mund t’i afrohet një kompleksi blegtoral, i cili janë evakuuar dhe nuk rrezikohen jetë njerëzore dhe ato të bagëtive.

Në pamundësi për të ndërhyrë me forca dhe mjete tokësore, sepse terreni është i vështirë, edhe ndërhyrje nga ajri për momentin është e vështirë nga era e fortë dhe prezenca e mjegullës./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme