Durrës, gjendet në det trupi i pajetë i një gruaje

10:05 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Trupi i pajetë i një gruaje është konstatuar nga shërbimet e policisë kufitare në Durrës, ndërkohë që punohet për nxjerrjen e tij.

Kufoma u konstatua në zonën e Currilave.

Pas nxjerrjes në breg do të niset për në morg për të përcaktuar dhe shkakun e vdekjes.

Paraprakisht thuhet se viktima është një grua rreth të 60-ve, që pritet të identifikohet.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2020, rreth orës 08:30, në lagjen nr.1,Durrës, është gjetur e mbytur në det një shtetase e seksit femër ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme