Në një video prekëse që vjen nga Ukraina, janë shfaqur rreth 50 foshnje të cilat pritnin që t’i bashkoheshin familjeve përmes procedurave të adoptimit, por ato tashmë kanë mbetur të bllokuara për shkak të pandemisë.
Rreth 46 të porsalindur janë mbushur në një konvikt në Hotelin e Venecias në kryeqytetin Kyiv në atë që duket si një fabrikë për fëmijë, transmeton portal arbresh.info
Foshnjat e posalindura do të pranoheshin nëpër familje të ndryshme nga Britania e Madhe, SHBA, Italia, Spanja, Franca, Izraeli, Gjermani, Kina, Meksika dhe vendet tjera.
Prindërit kanë paguar midis 5,745 dhe 57,365 sterlina për shërbimet nga organizata që i ka ndihmuar ata me familjet fillestare.
Megjithatë, ata nuk janë në gjendje të marrin fëmijët nëpër shtëpitë e tyre, sepse kufijtë e Ukrainës janë mbyllur si rezultat i Covid-19.
Lindja e një fëmije për dikë në këmbim të parave, është e paligjshme në shumicën e vendeve europiane, shkruan DM, por lejohet në Ukrainë.
Ukraina zyrtarisht ka raportuar për 16,847 njerëz të prekur me koronavirus, ndërsa 456 kanë humbur jetën.(foto:DailyMail) / arbresh.info/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...