Google ADS

Konviktet do të ngjyrosen, puna pritet të filloj në korrik

09:58 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Veç ndërrimit të dyerve në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të bëhen edhe disa renovime të tjera.

Konviktet në këtë qendër do të ngjyrosen, shkruan arbresh.info.

Ngjyrosja do të bëhet brenda dhe jashtë objekteve.

“Ngjyrosja e brendshme e konviktit nr. 1, 5, ngjyrosja e brendshme e konvikteve tjera, ngjyrosja e fasadës së jashtme të konviktit nr. 4 sipas specifikacionit”, thuhet në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

E për gjithë këtë, vlera e parashikuar e kontratës është 75.000,00 euro.

Lloji i procedurës është i hapur ndërsa një ndër kriteret për dhënie të kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.

Konviktet do të jenë gati për vitin e ri akademik që do të filloj në tetor. Data e fillimi  të  kontratës është 01 korrik 2020, ndërsa data e përfundimit 30 shtator 2020.

Një nga kriteret që duhet të plotësojnë operatorët ekonomik të interesuar për të aplikuar në këtë tender është ofrimi i dëshmisë së kompania nuk është në falimentim ose nën administrim te dhunshëm .

“Dëshmi se kompania (biznesi) nuk është në falimentim ose nën administrim të dhunshëm  gjyqësorë të lëshuar nga Gjykata kompetente.  Vërtetimi kërkohet origjinali ose kopja e  vërtetuar, vetëm nga Operatori Ekonomik qe  propozohet për shpërblim te kontratës dhe  dorëzohet te Autoriteti Kontraktues para  publikimit te Njoftimit për Dhënie të Kontratës  dhe nuk duhet te jete më i vjetër se 180 dite nga  data e lëshimit deri në ditën e dhënies, vërtetimi nga gjykata kompetente”, thuhet në njoftim.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është data 22 maj 2020, e po atë ditë do të bëhet edhe takimi për hapjen e tyre.

Ditë më parë arbresh.info ka raportuar se në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të bëhet furnizimi dhe montimi i dyerve.

E shuma që është planifikuar të shpenzohet është plot 360 mijë euro.

Aty nuk jepen detaje se për sa dyer bëhet fjalë por thuhet se dyert do të montohen në 7 konviktet.

Kujtojmë që menjëherë pas identifikimit të rasteve të para me virusin Covd 19 në Kosovë kjo qendër është kthyer në karantinë për qytetarët e ardhur nga jashtë.

Banorët e përkohshëm të kësaj qendre janë ankuar për kushte jo të mira aty./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme