Koronavirusi ka infektuar më shumë se 4.4 milionë njerëz në të gjithë botën dhe deri më tani shënohen së paku 302,000 viktima.
Titujt e fundit nga bota:
Rastet e para me COVID-19 në refugjatë: Janë shënuar rastet e para me koronavirusi në kampin e refugjatëve në Bangladesh, e cila është shtëpi për gati 1 milion refugjat. “Zbulimi i këtyre rasteve është një ankth,” shprehet Daniel P. Sullivan, avokat për të drejtat e njeriut në organizatën e Refugjatëve Ndërkombëtar.
Kinë: Kina frikësohet për përballjen me valën e dytë të rasteve me COVID-19. Së paku 11 raste pa simptoma janë shënuar në Wuhan, pasi vendi synon testimin e 11 milionë banorëve.
India: Kryeministri i Indisë, Narendra Modi gjatë një video konference me Bill Gates të enjten ka diskutuar përgjigjen e vendit ndaj pandemisë. Banka Botërore për Indinë ka aprovuar 1 miliardë dollar ndihmë për Indinë për të mbështetur të varfëritë.
SHBA: Mungesa e një plani të duhur për luftimin e pandemisë, Amerika do të përballet me “dimrin më të errët në historinë moderne,” ka thënë ish zyrtari i Shëndetit në SHBA dhe përgjegjësi për krijimin e një vaksine kundër COVID-19 Rick Bright. Ai u përjashtua nga puna pasi kundërshtoi thirrjet e Trump për ngrijten e ekonomisë.
Japonia: Japonia ka shënuar 99 raste me koronavirusi të enjten. Vendi ka filluar lehtësimin e masave të marra në luftën kundër koronavirusit, përveç vendeve më të goditura si Tokio dhe Osaka.
Franca: Kryeministri Edouard Philippe ka njoftuar një plan “të paparë” prej 18 miliardë euro (19.4 miliardë dollarë) për të mbështetur industrinë e turizmit në vend./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...